Kushtet e Përdorimit
Marrëveshja e përgjithshme për përdorimin e Perdore.app. Rregullat specifike të qirasë gjenden në Politikën e Qirasë.
Përmbajtja e dokumentit
- 1Hyrje
- 2Përkufizime
- 3Roli i Perdore.app
- 4Kushtet për përdorimin e Platformës
- 5Llogaria e përdoruesit
- 6Verifikimi i identitetit
- 7Publikimi i produkteve
- 8Produkte të ndaluara
- 9Rezervimet dhe procesi i qirasë
- 10Pagesat, tarifat dhe komisionet
- 11Marrëveshja digjitale dhe pëlqimi elektronik
- 12Komunikimi ndërmjet përdoruesve
- 13Përmbajtja e përdoruesve
- 14Vlerësimet dhe raportimet
- 15Kontestet ndërmjet përdoruesve
- 16Pronësia intelektuale
- 17Kufizimi i përgjegjësisë
- 18Dëmshpërblimi
- 19Pezullimi ose mbyllja e llogarisë
- 20Privatësia, cookies dhe dokumentet e tjera
- 21Ndryshimet në Kushtet e Përdorimit
- 22Ligji në fuqi dhe juridiksioni
- 23Kontakti
1Hyrje
Këto Kushte të Përdorimit përcaktojnë rregullat e përgjithshme për përdorimin e uebfaqes dhe platformës Perdore.app, e cila operohet nga Perdore L.L.C.
Duke hyrë në uebfaqe, duke krijuar llogari, duke publikuar produkt, duke bërë rezervim, duke kontaktuar përdorues të tjerë ose duke përdorur ndonjë funksion të Platformës, ju pranoni këto Kushte të Përdorimit.
Rregullat specifike për procesin e qirasë (kërkesa, pranimi, çmimi, depozita, dorëzimi, kthimi, dëmtimet dhe anulimet) shpjegohen në Politikën e Qirasë, e cila është pjesë përbërëse e këtyre Kushteve.
Nëse nuk pajtoheni me këto Kushte, ju lutemi mos e përdorni Platformën.
2Përkufizime
Në këto Kushte:
Platforma nënkupton uebfaqen dhe shërbimet e ofruara përmes https://perdore.app.
Perdore.app, ne, kompania ose operatori nënkupton Perdore L.L.C.
Përdorues nënkupton çdo person që viziton, regjistrohet ose përdor Platformën.
Qiradhënës nënkupton përdoruesin që publikon ose ofron një produkt për qira.
Qiramarrës nënkupton përdoruesin që kërkon, rezervon ose merr një produkt me qira.
Produkt nënkupton sendin, pajisjen ose artikullin që publikohet në Platformë për qira.
Listim nënkupton shpalljen e një produkti në Platformë.
Rezervim nënkupton kërkesën ose marrëveshjen për marrjen me qira të një produkti për një periudhë të caktuar.
3Roli i Perdore.app
Perdore.app është platformë teknologjike që ndihmon përdoruesit të publikojnë, kërkojnë, rezervojnë dhe marrin produkte me qira.
Perdore.app nuk është pronare e produkteve të publikuara nga përdoruesit dhe, përveç rasteve kur përcaktohet ndryshe, nuk është palë direkte në marrëveshjen e qirasë ndërmjet qiradhënësit dhe qiramarrësit.
Platforma mund të ofrojë mjete ndihmëse si listime, rezervime, chat, verifikim, njoftime, raportime, vlerësime, marrëveshje digjitale, pagesa ose komisione.
Përdoruesit pranojnë se përgjegjësia kryesore për produktin, dorëzimin, kthimin, gjendjen dhe përdorimin e produktit i takon palëve që marrin pjesë në marrëveshjen e qirasë.
Perdore.app vepron vetëm si ndërmjetës teknologjik dhe nuk garanton cilësinë, vërtetësinë, origjinën apo prejardhjen e produkteve të publikuara nga përdoruesit. Përgjegjësia për produktin është individuale dhe i takon përdoruesit që e publikon, e ofron ose e jep me qira.
Meqenëse produktet ofrohen drejtpërdrejt nga përdoruesit, ekziston mundësia që një produkt të jetë i vjedhur, i falsifikuar ose në kundërshtim me ligjin pa dijeninë e Platformës. Përdoruesit janë vetë përgjegjës të sigurohen për prejardhjen, pronësinë dhe ligjshmërinë e produktit.
Në masën maksimale të lejuar nga ligji, Perdore.app nuk mban përgjegjësi të drejtpërdrejtë dhe as të tërthortë për ndonjë humbje, dëmtim, vjedhje ose mospërmbushje eventuale lidhur me produktin ose me marrëveshjen e qirasë ndërmjet përdoruesve.
4Kushtet për përdorimin e Platformës
Për ta përdorur Platformën, ju duhet:
- të jeni së paku 18 vjeç;
- të keni zotësi juridike për të hyrë në marrëveshje;
- të jepni të dhëna të sakta dhe të përditësuara;
- të mos përdorni identitet të rremë;
- të mos përdorni Platformën për mashtrim, abuzim ose aktivitete të paligjshme;
- të respektoni ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës.
Perdore.app mund të kufizojë ose ndalojë qasjen në Platformë nëse dyshohet për shkelje të këtyre Kushteve, mashtrim, rrezik sigurie ose sjellje të papërshtatshme.
5Llogaria e përdoruesit
Për disa funksione mund të kërkohet krijimi i llogarisë.
Ju jeni përgjegjës për:
- saktësinë e të dhënave të llogarisë;
- ruajtjen e fjalëkalimit;
- sigurinë e pajisjes suaj;
- çdo aktivitet që ndodh përmes llogarisë suaj.
Nëse dyshoni se llogaria juaj është përdorur pa autorizim, duhet të na kontaktoni menjëherë në info@perdore.app.
Ne mund të kërkojmë verifikim shtesë, pezullim të përkohshëm ose ndryshim të fjalëkalimit nëse vërejmë aktivitet të dyshimtë.
6Verifikimi i identitetit
Për siguri dhe besueshmëri, Platforma mund të kërkojë verifikim të identitetit të përdoruesve.
Verifikimi mund të përfshijë:
- emrin dhe mbiemrin;
- emailin;
- numrin e telefonit;
- dokument identifikimi;
- selfie;
- numrin personal;
- shtetin e dokumentit;
- informacione të tjera të nevojshme për verifikim.
Refuzimi për verifikim mund të kufizojë mundësinë për të publikuar produkte, për të bërë rezervime, për të pranuar rezervime ose për të përdorur disa funksione të Platformës.
Të dhënat e verifikimit trajtohen sipas Politikës së Privatësisë.
7Publikimi i produkteve
Qiradhënësi që publikon produkt në Platformë konfirmon se:
- ka të drejtë pronësie ose autorizim për ta dhënë produktin me qira;
- produkti është i ligjshëm për përdorim dhe qira;
- përshkrimi, fotografitë, çmimi dhe kushtet janë të sakta;
- çdo defekt, dëmtim, kufizim ose mungesë është deklaruar qartë;
- produkti nuk është i vjedhur, i falsifikuar ose objekt i ndonjë kontesti;
- produkti nuk cenon të drejtat e palëve të treta.
Perdore.app mund të refuzojë, fshehë ose largojë çdo listim që konsiderohet i pasaktë, i dyshimtë, i rrezikshëm, i paligjshëm ose në kundërshtim me këto Kushte.
8Produkte të ndaluara
Nuk lejohet publikimi, kërkimi ose dhënia me qira e produkteve që janë të paligjshme, të rrezikshme, të vjedhura, të falsifikuara ose që kërkojnë licencë të posaçme pa autorizim.
Kjo përfshin, por nuk kufizohet në:
- armë, municion ose eksplozivë;
- substanca narkotike ose të kontrolluara;
- produkte të vjedhura;
- dokumente zyrtare;
- produkte të falsifikuara;
- pajisje për aktivitete të paligjshme;
- produkte që cenojnë të drejtat e autorit ose markat tregtare;
- produkte të rrezikshme për shëndetin ose sigurinë;
- çdo produkt tjetër që Platforma e konsideron të papërshtatshëm.
Perdore.app mund të largojë këto produkte pa paralajmërim dhe, kur është e nevojshme, të njoftojë autoritetet kompetente.
9Rezervimet dhe procesi i qirasë
Rezervimi është kërkesë e qiramarrësit për ta marrë një produkt me qira për një periudhë të caktuar. Marrëveshja e qirasë krijohet drejtpërdrejt ndërmjet qiradhënësit dhe qiramarrësit, pasi rezervimi pranohet.
Rregullat e detajuara për kërkesën, pranimin, çmimin, depozitën, pagesat, dorëzimin, përdorimin, kthimin, vonesat, dëmtimet, anulimet dhe mosmarrëveshjet shpjegohen në Politikën e Qirasë.
Perdore.app mund të anulojë ose pezullojë një rezervim nëse ka dyshim për mashtrim, abuzim, rrezik sigurie, shkelje të këtyre Kushteve ose aktivitet të paligjshëm.
10Pagesat, tarifat dhe komisionet
Çmimet e qirasë caktohen nga qiradhënësi, përveç rasteve kur Platforma aplikon rregulla, zbritje, tarifa ose kufizime të caktuara.
Perdore.app mund të aplikojë:
- komision për platformën;
- tarifë shërbimi;
- tarifë transaksioni;
- tarifë verifikimi;
- tarifë për promovim ose funksione shtesë;
- tarifa të tjera të shfaqura në Platformë.
Nëse pagesa bëhet jashtë Platformës ose në cash, përdoruesit mbeten përgjegjës për përmbushjen e obligimeve të tyre, përfshirë pagesën e komisionit ose tarifave ndaj Perdore.app kur ato aplikohen.
Mospagesa e tarifave ose komisioneve mund të rezultojë në kufizim të llogarisë, ndalim të listimeve, pezullim të rezervimeve ose masa të tjera ligjore.
11Marrëveshja digjitale dhe pëlqimi elektronik
Duke klikuar butona si:
- “Pranoj”;
- “Pajtohem”;
- “Rezervo”;
- “Prano rezervimin”;
- “Konfirmo dorëzimin”;
- “Konfirmo pranimin”;
- “Nënshkruaj”;
ju jepni pëlqim elektronik dhe pranoni efektin e veprimit përkatës.
Platforma mund të ruajë dëshmi të pëlqimit dhe veprimeve, si:
- ID e përdoruesit;
- data dhe ora;
- IP adresa;
- user agent;
- versioni i kushteve;
- versioni i politikës së privatësisë;
- veprimi i kryer;
- fotografi ose dokumente të lidhura me rezervimin.
Këto të dhëna mund të përdoren si dëshmi në rast kontesti, hetimi ose kërkese ligjore.
12Komunikimi ndërmjet përdoruesve
Përdoruesit duhet të komunikojnë me respekt, saktësi dhe mirëbesim.
Ndalohet:
- fyerja;
- kërcënimi;
- shantazhi;
- ngacmimi;
- mashtrimi;
- spam-i;
- dërgimi i përmbajtjes së paligjshme;
- kërkimi i të dhënave të panevojshme personale;
- anashkalimi i Platformës për të shmangur tarifat;
- dërgimi i linkeve të dëmshme ose përmbajtjes mashtruese.
Platforma mund të shqyrtojë komunikimet kur është e nevojshme për siguri, mbështetje, raportime, hetim të abuzimeve ose zgjidhje kontestesh, në përputhje me Politikën e Privatësisë.
13Përmbajtja e përdoruesve
Përdoruesit janë përgjegjës për çdo përmbajtje që publikojnë ose dërgojnë në Platformë, duke përfshirë:
- fotografi;
- përshkrime;
- mesazhe;
- komente;
- vlerësime;
- dokumente;
- informacione të tjera.
Përdoruesi garanton se përmbajtja e tij nuk është e rreme, mashtruese, ofenduese, e paligjshme dhe nuk cenon të drejtat e personave të tretë.
Duke ngarkuar përmbajtje në Platformë, përdoruesi i jep Perdore.app të drejtë jo-ekskluzive për ta përdorur, ruajtur, shfaqur dhe përpunuar atë për funksionimin, promovimin, sigurinë dhe përmirësimin e Platformës.
14Vlerësimet dhe raportimet
Përdoruesit mund të lënë vlerësime ose të raportojnë sjellje, produkte ose rezervime problematike.
Vlerësimet duhet të jenë të vërteta, të bazuara në përvojë reale dhe të mos përmbajnë fyerje, shpifje, kërcënime, informacione të rreme ose të dhëna sensitive.
Perdore.app mund të largojë, fshehë ose kufizojë vlerësime që konsiderohen të rreme, abuzive, hakmarrëse, diskriminuese ose në kundërshtim me këto Kushte.
15Kontestet ndërmjet përdoruesve
Në rast kontesti, përdoruesit duhet fillimisht të tentojnë zgjidhje miqësore.
Perdore.app mund të ndihmojë në shqyrtimin e rastit duke analizuar informacionet e disponueshme, por nuk është gjykatë, arbitër zyrtar ose autoritet shtetëror dhe nuk garanton zgjidhje përfundimtare të çdo mosmarrëveshjeje.
Procesi i mosmarrëveshjeve për qiratë dhe dëshmitë që duhen ruajtur shpjegohen në Politikën e Qirasë.
Përdoruesit ruajnë të drejtën t'i drejtohen policisë, gjykatave ose institucioneve kompetente të Republikës së Kosovës.
16Pronësia intelektuale
Të gjitha të drejtat mbi emrin, logon, dizajnin, kodin, sistemin, përmbajtjen zyrtare, databazën dhe funksionalitetet e Platformës i përkasin Perdore L.L.C. ose licencuesve të saj.
Përdoruesit nuk lejohen të kopjojnë, modifikojnë, riprodhojnë, shesin, shpërndajnë, imitojnë ose përdorin elementet e Platformës pa leje paraprake me shkrim.
17Kufizimi i përgjegjësisë
Platforma ofrohet “siç është” dhe “siç është e disponueshme”.
Në masën maksimale të lejuar nga ligji, Perdore.app nuk mban përgjegjësi për:
- cilësinë ose gjendjen e produkteve;
- veprimet ose mosveprimet e përdoruesve;
- dëmtimin, humbjen, vjedhjen ose moskthimin e produkteve;
- humbje financiare ndërmjet përdoruesve;
- anulime, vonesa ose mosparaqitje;
- takime fizike jashtë Platformës;
- ndërprerje teknike të faqes;
- probleme me internet, hosting, pagesa ose palë të treta;
- përmbajtje të pasakta të publikuara nga përdoruesit;
- dëme indirekte ose humbje fitimi.
Asgjë në këto Kushte nuk përjashton përgjegjësinë që nuk mund të përjashtohet sipas ligjit në fuqi.
18Dëmshpërblimi
Përdoruesi pajtohet të mbrojë dhe dëmshpërblejë Perdore L.L.C., punonjësit, përfaqësuesit dhe partnerët e saj nga çdo kërkesë, dëm, shpenzim, gjobë ose përgjegjësi që rrjedh nga:
- shkelja e këtyre Kushteve;
- përdorimi i paligjshëm i Platformës;
- informacionet e rreme;
- dëmtimi ose moskthimi i produktit;
- mashtrimi ose abuzimi;
- mospagesa e tarifave;
- cenimi i të drejtave të palëve të treta;
- kontestet që lidhen me qiranë ndërmjet përdoruesve.
19Pezullimi ose mbyllja e llogarisë
Perdore.app mund të pezullojë, kufizojë ose mbyllë llogarinë e një përdoruesi nëse ka dyshim të arsyeshëm për:
- mashtrim;
- përdorim të identitetit të rremë;
- shkelje të ligjit;
- shkelje të këtyre Kushteve ose të Politikës së Qirasë;
- sjellje abuzive;
- rrezik sigurie;
- mospagesë tarifash;
- dëmtim të përdoruesve të tjerë;
- dëmtim të reputacionit të Platformës.
Përdoruesi mund të kërkojë mbylljen e llogarisë, por disa të dhëna mund të ruhen për arsye ligjore, kontabël, sigurie, kontesti ose parandalimi të mashtrimit.
20Privatësia, cookies dhe dokumentet e tjera
Përpunimi i të dhënave personale bëhet sipas Politikës së Privatësisë dhe Politikës së Cookies të Perdore.app.
Këto Kushte duhet të lexohen së bashku me:
- Politikën e Qirasë, që mbulon rregullat specifike të procesit të qirasë;
- Politikën e Privatësisë, që shpjegon si përpunohen të dhënat personale;
- Politikën e Cookies, që mbulon cookies dhe teknologjitë e gjurmimit.
Në rast mospërputhjeje ndërmjet këtyre Kushteve dhe politikave të tjera, këto Kushte kanë përparësi, përveç nëse përcaktohet ndryshe.
21Ndryshimet në Kushtet e Përdorimit
Perdore.app mund t'i përditësojë këto Kushte herë pas here për të reflektuar ndryshime në ligj, shërbime, funksionalitete ose mënyrën e funksionimit të Platformës.
Versioni më i fundit do të publikohet në këtë faqe.
Nëse ndryshimet janë të rëndësishme, Platforma mund të kërkojë që përdoruesit t'i pranojnë përsëri Kushtet para se të vazhdojnë përdorimin e disa funksioneve.
Përdorimi i vazhdueshëm i Platformës pas publikimit të ndryshimeve nënkupton pranimin e Kushteve të përditësuara.
22Ligji në fuqi dhe juridiksioni
Këto Kushte rregullohen nga ligjet e Republikës së Kosovës.
Çdo mosmarrëveshje që nuk zgjidhet miqësisht do t'i nënshtrohet juridiksionit të gjykatave kompetente në Republikën e Kosovës, përveç rasteve kur ligji parasheh ndryshe.
23Kontakti
Për pyetje, ankesa ose kërkesa lidhur me këto Kushte, mund të na kontaktoni në:
Perdore L.L.C.
- Adresa
- Rr. Ymer Paqarizi, Prishtinë
- NUI
- 812429795
- info@perdore.app
- Uebfaqja
- perdore.app
- Shteti
- Republika e Kosovës