Pyetje të shpeshta

Përgjigje të shkurtra dhe të ndershme për gjërat që pyeten më shpesh. Kërko ose shfleto sipas kategorisë.

Fillimi3

Çka është Perdore.app?

Perdore.app është tregu i qirasë mes njerëzve në Kosovë. Merr me qira sende që të duhen vetëm përkohësisht (vegla, kamera, pajisje për evente e shumë tjera), ose jep me qira sendet e tua dhe fito nga gjërat që po rrinë pa punë.

A duhet të regjistrohem për me shfletu?

Jo. Sendet i shfleton lirisht pa llogari. Llogaria të duhet vetëm kur dërgon një kërkesë rezervimi ose poston një send. Regjistrimi është falas dhe zgjat pak sekonda.

A kushton diçka përdorimi i platformës?

Regjistrimi, shfletimi dhe postimi i sendeve janë falas. Për qiratë e realizuara, pronarit i mbahet një komision, i cili shfaqet qartë te fatura e rezervimit para se të vendosësh.

Rezervimet6

Si funksionon rezervimi?

Gjen sendin që të duhet, zgjedh datat dhe dërgon një kërkesë rezervimi te pronari. Pronari e pranon ose e refuzon. Pas pranimit, hapet biseda ku koordinoheni për vendin dhe orën e marrjes.

A paguaj online përmes platformës?

Jo. Perdore.app nuk proceson pagesa online dhe nuk të kërkon kartelë. Pagesa bëhet direkt me pronarin, zakonisht cash në momentin e dorëzimit. Totalin e sheh qartë para se të dërgosh kërkesën.

Çka është depozita dhe a më kthehet?

Depozita është një garanci që disa pronarë e kërkojnë për sende me vlerë. Jepet direkt mes jush dhe të kthehet në fund, nëse sendi kthehet në kohë dhe në gjendje të rregullt. Perdore.app nuk e mban dhe nuk e proceson depozitën.

Çka ndodh nëse pronari nuk e pranon kërkesën?

Asgjë e keqe. Nuk paguan asgjë paraprakisht, kështu që një kërkesë e refuzuar nuk të kushton. Provo data të tjera ose një send tjetër të ngjashëm.

A mundem me e zgjatë qiranë kur sendi është te unë?

Po. Nga rezervimi aktiv propozon zgjatjen me datat e reja. Çmimi rillogaritet automatikisht dhe zgjatja vlen pasi pronari e pranon.

Si e anuloj një kërkesë rezervimi?

Para se të pranohet nga pronari, e anulon pa asnjë pasojë nga paneli yt. Pas pranimit, lajmëroje palën tjetër sa më shpejt në bisedë që të mos i prishet plani.

Postimi i sendeve5

Si e postoj një send për qira?

Kliko "Jep me qira", shto foto të qarta, përshkrim, çmimin për ditë, depozitën nëse e kërkon dhe mënyrën e dorëzimit. Pas një shqyrtimi të shpejtë nga ekipi, sendi bëhet publik.

Pse më kërkohet verifikimi me dokument para postimit?

Për sigurinë e komunitetit: kush jep ose merr sende duhet të jetë person real. Dokumentet ruhen në hapësirë private, nuk shfaqen askund publikisht dhe shihen vetëm nga ekipi që bën shqyrtimin.

A shqyrtohen sendet para se të publikohen?

Po. Çdo send shqyrtohet nga ekipi para se të bëhet i dukshëm, që tregu të mbetet i pastër dhe i besueshëm. Zakonisht zgjat pak orë.

Sa sende mund të postoj?

Sa të duash. Çdo send menaxhohet veçmas nga paneli yt, me statusin, kërkesat dhe kalendarin e vet.

Si i bllokoj datat kur sendi nuk është i lirë?

Te paneli i sendit cakton periudhat e zëna. Datat e zëna nuk mund të zgjidhen nga qiramarrësit, kështu që nuk merr kërkesa për kohë kur sendi s'është i disponueshëm.

Dorëzimi dhe kthimi3

Ku takohemi për dorëzimin?

Zgjidhni bashkë një vend publik, të ndriçuar dhe të lehtë për t'u gjetur. Disa pronarë ofrojnë edhe dërgesë brenda qytetit, e sheh te mënyrat e dorëzimit në faqen e sendit.

Pse duhen foto para dorëzimit dhe pas kthimit?

Fotot e gjendjes i mbrojnë të dy palët. Nëse më vonë ka paqartësi për ndonjë dëmtim a mungesë, krahasohet gjendja para dhe pas. Bëji nga disa kënde dhe përfshi aksesorët.

Çka bëj nëse sendi dëmtohet gjatë qirasë?

Raportoje menjëherë te pronari në bisedë dhe mos tento ta fshehësh. Dëmi zgjidhet mes palëve, shpesh përmes depozitës, në mënyrë proporcionale me dëmin real. Në mosmarrëveshje, ekipi ndihmon duke shqyrtuar dëshmitë.

Llogaria dhe siguria3

Si verifikohem me dokument?

Te Llogaria → Verifikimi ngarkon dokumentin e identitetit dhe një selfie. Ekipi e shqyrton dhe merr njoftim kur aprovohet. Zakonisht zgjat pak orë.

A janë të dhënat e mia të sigurta?

Dokumentet e verifikimit ruhen privatisht dhe nuk shfaqen askund. Në shpalljet publike emri yt shfaqet i maskuar; emrin e plotë e sheh vetëm pala tjetër pasi pranohet një rezervim. Detajet i gjen te Politika e Privatësisë.

Si raportoj një send ose përdorues të dyshimtë?

Përdor butonin "Raporto" te faqja e sendit, ose na shkruaj te faqja e kontaktit. Për shenjat e kujdesit dhe këshillat praktike, shih faqen e Sigurisë.

Nuk e gjete përgjigjen?

Na shkruaj dhe të përgjigjemi sa më shpejt. Për këshilla praktike rreth takimeve dhe dorëzimit, shih edhe faqen e sigurisë.