Siguria në Perdore.app

Këshilla të thjeshta për me dhënë dhe me marrë produkte me qira më sigurt.

Perdore.app të ndihmon me gjetë dhe me dhënë produkte me qira më lehtë. Për një përvojë të mirë, është e rëndësishme që çdo përdorues të komunikojë qartë, të kontrollojë produktin dhe të ruajë dëshmi para dorëzimit dhe pas kthimit.

  • Mbaje komunikimin të qartë
  • Dokumento gjendjen e produktit
  • Raporto sjelljet e dyshimta

3 rregullat kryesore të sigurisë

Kontrollo

Para se të pranosh një qira, kontrollo profilin, produktin, çmimin, datat, depozitën dhe kushtet e kthimit.

Dokumento

Bëj foto ose video të produktit, aksesorëve dhe gjendjes para dorëzimit dhe pas kthimit.

Komuniko qartë

Mbaje komunikimin kryesor brenda platformës, sidomos për çmimin, datat, depozitën dhe vendin e takimit.

Green flags: shenja që marrëveshja duket në rregull

Këto janë shenja pozitive që tregojnë se pala tjetër po komunikon në mënyrë të qartë dhe të përgjegjshme.

Profili është i qartë

Përdoruesi ka profil të plotësuar, komunikon normalisht dhe nuk fsheh informacione bazë.

Produkti ka foto dhe përshkrim të qartë

Listimi tregon gjendjen e produktit, aksesorët, çmimin dhe rregullat e përdorimit.

Pranon kontroll të produktit

Pala tjetër është në rregull me kontrollimin e produktit para dorëzimit dhe pas kthimit.

Lejon foto/video të gjendjes

Fotot dhe videot ndihmojnë të dy palët nëse më vonë ka paqartësi për dëmtim ose mungesë.

Çmimi dhe depozita janë të qarta

Shuma, mënyra e pagesës dhe kushtet e kthimit të depozitës janë të shkruara qartë.

Takimi bëhet në vend të sigurt

Pala tjetër pranon takim në vend publik, të ndriçuar dhe të përshtatshëm.

Red flags: kur duhet me pas kujdes

Nëse vëren ndonjërën prej këtyre shenjave, ndalu dhe mos vazhdo pa u sqaruar mirë.

Të shtyn me pagu shpejt

Kujdes nëse dikush të bën presion me pagu menjëherë, pa kontroll të produktit ose pa marrëveshje të qartë.

Nuk pranon foto/video

Nëse pala tjetër nuk lejon dokumentimin e gjendjes së produktit, kjo mund të krijojë problem në rast kontesti.

Shmang komunikimin në platformë

Nëse dikush insiston që çdo gjë të bëhet jashtë platformës, mund të jetë më vështirë me zgjidhë problemet më vonë.

Nuk sqaron depozitën

Kujdes nëse depozita kërkohet pa u sqaruar shuma, arsyeja kur mbahet dhe koha kur kthehet.

Refuzon takim në vend publik

Mos prano takime në vende të izoluara, të errëta ose të pasigurta.

Informacionet ndryshojnë vazhdimisht

Nëse çmimi, data, produkti ose kushtet ndryshojnë vazhdimisht, kërko sqarim ose mos vazhdo.

Kërkon të dhëna të panevojshme personale

Mos dërgo dokumente, kode, fjalëkalime, të dhëna bankare ose informacione private që nuk nevojiten për qiranë.

Produkti duket shumë i lirë ose i dyshimtë

Nëse oferta duket tepër e mirë për të qenë e vërtetë, kontrollo më shumë para se të vazhdosh.

Para se me marrë produktin me qira

  • Lexo përshkrimin e produktit.
  • Kontrollo fotot dhe gjendjen e deklaruar.
  • Pyet për defekte ose mungesa.
  • Konfirmo çmimin total.
  • Konfirmo datën dhe orën e kthimit.
  • Pyet për depozitën, nëse aplikohet.
  • Pajtohu për vendin e dorëzimit.
  • Mbaje komunikimin të qartë dhe të dokumentuar.
  • Mos prano marrëveshje nëse diçka duket e paqartë.

Para se me dhënë produktin me qira

  • Sigurohu që produkti është në gjendje të mirë.
  • Shkruaj qartë çmimin, datat dhe rregullat.
  • Deklaro defektet ekzistuese.
  • Trego aksesorët që përfshihen.
  • Vendos depozitën qartë, nëse e kërkon.
  • Bëj foto/video para dorëzimit.
  • Jep udhëzime të përdorimit.
  • Konfirmo kohën dhe vendin e kthimit.
  • Ruaj dëshmi për marrëveshjen.

Gjatë dorëzimit

  1. 1

    Takohu në vend publik

    Zgjidh vend të sigurt, të ndriçuar dhe të lehtë për t'u gjetur.

  2. 2

    Kontrollo produktin

    Shiko gjendjen, funksionimin, aksesorët dhe çdo defekt ekzistues.

  3. 3

    Bëj foto/video

    Dokumento produktin para se të merret dhe përsërite të njëjtën gjë kur kthehet.

  4. 4

    Konfirmo kushtet

    Sigurohu që çmimi, depozita, data dhe ora e kthimit janë të qarta.

Depozita dhe pagesat

Për momentin, Perdore.app nuk e mban dhe nuk e proceson depozitën për përdoruesit. Nëse depozita jepet direkt ndërmjet palëve, përdoruesit duhet të pajtohen qartë për shumën, arsyen kur mund të mbahet dhe kohën kur duhet të kthehet.

Shkruaje shumën

Mos e lër depozitën vetëm me fjalë. Shkruaje shumën në komunikim.

Sqaroni kur mbahet

Depozita mund të lidhet me dëmtim, vonesë, humbje ose mungesë të aksesorëve.

Ruaj dëshmi

Ruaj screenshot, mesazh, transfer bankar ose dëshmi tjetër të pagesës.

Mos paguaj pa kontroll

Mos dërgo pagesa nëse produkti, përdoruesi ose kushtet duken të dyshimta.

Gjendja e produktit: para dhe pas

Kontrolli i gjendjes është mënyra më e mirë për të shmangur mosmarrëveshjet.

Para dorëzimit

  • Fotografo produktin nga disa kënde.
  • Fotografo defektet ekzistuese.
  • Fotografo aksesorët.
  • Testo funksionimin bazë.
  • Konfirmo çfarë përfshihet.

Pas kthimit

  • Kontrollo nëse produkti është kthyer në kohë.
  • Kontrollo gjendjen fizike.
  • Kontrollo aksesorët.
  • Krahaso me fotot para dorëzimit.
  • Raporto menjëherë nëse ka problem.

Konsumim normal apo dëmtim?

Konsumim normal

Shenja të vogla nga përdorimi i kujdesshëm dhe normal i produktit gjatë periudhës së qirasë.

  • gjurmë të lehta përdorimi
  • pluhur i zakonshëm
  • shenja minimale që nuk ndikojnë në funksionim

Dëmtim

Çdo problem që tejkalon përdorimin normal dhe ndikon në pamje, funksionim ose vlerë të produktit.

  • thyerje
  • gërvishtje të thella
  • dëmtim nga uji
  • humbje aksesorësh
  • prishje nga përdorimi i gabuar
  • ndotje e rëndë
  • moskthim i produktit

Mbro edhe të dhënat personale

Për qira të sigurt nuk duhet të ndash më shumë të dhëna personale se sa është e nevojshme.

  • Mos dërgo fjalëkalime ose kode verifikimi.
  • Mos dërgo dokumente jashtë platformës pa arsye.
  • Mos ndaj të dhëna bankare të panevojshme.
  • Mos publiko fotografi që përmbajnë dokumente private.
  • Mos kërko të dhëna personale të panevojshme nga përdorues të tjerë.

Për mënyrën si Perdore.app përpunon të dhënat personale, lexo Politikën e Privatësisë.

Raporto nëse diçka nuk është në rregull

Nëse sheh sjellje të dyshimtë, mashtrim, kërcënim, produkt të vjedhur, dëmtim serioz ose moskthim të produktit, raporto menjëherë.

  • Mashtrim ose tentim mashtrimi
  • Produkt i dyshimtë ose i vjedhur
  • Sjellje kërcënuese
  • Moskthim produkti
  • Dëmtim serioz
  • Kërkesa për të dhëna të panevojshme

Në raste urgjente, kërcënuese ose të paligjshme, kontakto autoritetet kompetente në Kosovë.

Dokumente të rëndësishme

Këto këshilla janë për siguri praktike. Për rregullat ligjore dhe politikat e platformës, lexo dokumentet më poshtë.

Raporto problem