Përditësuar: 24 Qershor 2026Perdore L.L.C. · Prishtinë, Kosovë

Politika e Privatësisë

Si i mbledh, përdor dhe mbron Perdore.app të dhënat tuaja personale, dhe çfarë të drejtash keni.

Përmbajtja e dokumentit

1Hyrje

Kjo Politikë e Privatësisë shpjegon se si Perdore L.L.C. (“ne”, “kompania”, “Perdore.app”) mbledh, përdor, ruan dhe mbron të dhënat personale të vizitorëve dhe përdoruesve të uebfaqes https://perdore.app.

Ne përpunojmë të dhënat personale në përputhje me Ligjin Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Republikën e Kosovës dhe me parimet kryesore të GDPR-së, duke përfshirë ligjshmërinë, drejtësinë, transparencën, kufizimin e qëllimit, minimizimin e të dhënave, saktësinë, kufizimin e ruajtjes, integritetin dhe konfidencialitetin.

Duke përdorur uebfaqen tonë, ju informoheni se disa të dhëna personale mund të përpunohen për funksionimin e faqes, për siguri, për komunikim, për analizë të përdorimit dhe, vetëm me pëlqimin tuaj kur kërkohet, për marketing ose teknologji të ngjashme të gjurmimit.

2Kush është kontrolluesi i të dhënave?

Kontrollues i të dhënave personale është:

Perdore L.L.C.

Adresa
Rr. Ymer Paqarizi, Prishtinë
NUI
812429795
Uebfaqja
perdore.app
Shteti
Republika e Kosovës
Na shkruaj

Për çdo pyetje lidhur me privatësinë ose të dhënat tuaja personale, mund të na kontaktoni në: info@perdore.app.

3Çfarë të dhënash personale mbledhim?

Varësisht nga mënyra se si e përdorni uebfaqen, ne mund të mbledhim këto kategori të të dhënave:

3.1Të dhëna teknike

Kur vizitoni uebfaqen, mund të mblidhen automatikisht disa të dhëna teknike, si:

  • IP adresa;
  • data dhe ora e vizitës;
  • lloji i pajisjes;
  • sistemi operativ;
  • browser-i;
  • faqet e vizituara;
  • koha e qëndrimit në faqe;
  • burimi nga ku keni ardhur në faqe;
  • identifikues online;
  • të dhëna mbi mënyrën e ndërveprimit me faqen.

Këto të dhëna mund të konsiderohen të dhëna personale kur lidhen ose mund të lidhen me një person fizik.

3.2Të dhëna nga formularët

Nëse plotësoni formularë në uebfaqe, si formular kontakti, regjistrimi, kërkesë për informacion ose formular tjetër, ne mund të mbledhim:

  • emrin dhe mbiemrin;
  • email adresën;
  • numrin e telefonit;
  • mesazhin që dërgoni;
  • të dhëna të tjera që i vendosni vetë në formular.

Ju lutemi mos dërgoni të dhëna të ndjeshme ose të panevojshme përmes formularëve, përveç nëse kërkohen shprehimisht dhe janë të nevojshme për shërbimin.

3.3Të dhëna për përdorimin e faqes

Nëse përdorim mjete analitike si Google Analytics, mund të përpunohen të dhëna për mënyrën se si vizitorët përdorin faqen, për shembull:

  • cilat faqe vizitohen më shpesh;
  • sa gjatë qëndrojnë vizitorët;
  • cilat butona ose seksione përdoren;
  • nga cili qytet, shtet ose burim i përgjithshëm vjen trafiku;
  • statistika të përgjithshme për performancën e faqes.

Këto të dhëna na ndihmojnë të kuptojmë dhe përmirësojmë uebfaqen.

3.4Të dhëna për marketing dhe reklamim

Nëse përdoret Facebook Pixel, Meta Pixel ose teknologji të ngjashme, mund të përpunohen të dhëna për:

  • vizitat në faqe;
  • ndërveprimet me faqen;
  • klikimet;
  • faqet ose produktet e shikuara;
  • konvertimet;
  • matjen e efektivitetit të reklamave.

Këto teknologji përdoren vetëm kur ka bazë të përshtatshme ligjore, zakonisht pëlqim paraprak për cookies marketingu dhe teknologji të ngjashme.

3.5Përmbajtje të integruara nga palë të treta

Uebfaqja mund të përmbajë përmbajtje të integruar nga platforma si YouTube, Instagram, Facebook, TikTok ose rrjete të tjera sociale.

Kur hapni ose ndërveproni me këto përmbajtje, palët e treta mund të mbledhin të dhëna për ju, sipas politikave të tyre të privatësisë.

3.6Të dhëna për lokacionin

Lokacioni është gjithmonë opsional dhe nuk e shfaqim asnjëherë adresën tënde të saktë publikisht. Mund ta përdorësh platformën edhe vetëm duke zgjedhur një qytet.

Lokacioni i pajisjes (opsional): qytetin që zgjedh e përdorim për të rradhitur më parë produktet në zonën tënde. Nuk të shfaqim një seksion 'afër teje' dhe nuk e gjurmojmë lokacionin në sfond. Vetëm në faqen e një produkti, dhe vetëm nëse e lejon, llogarisim një distancë të përafërt nga pozicioni yt i çastit. Kjo llogaritet në pajisjen tënde dhe nuk ruhet. Koordinatat që mund të ruajmë (nëse aktivizon lokacionin e saktë) janë gjithmonë të përafërta (të rrumbullakosura) dhe private, të dukshme vetëm për ty, kurrë publikisht. Qytetin ose lokacionin mund ta ndryshosh apo çaktivizosh kurdo te profili yt.

Lokacioni i produktit: kur poston një send, zgjedh një qytet (i detyrueshëm) dhe, nëse don, një zonë të përafërt në hartë. Publikisht shfaqim vetëm qytetin dhe një zonë të përafërt, kurrë pikën apo adresën e saktë. Lokacioni i saktë i marrjes ndahet vetëm pasi pranohet një rezervim.

Brenda bisedës (chat) të një rezervimi, mund të zgjedhësh të ndash një lokacion me palën tjetër. Vetëm atëherë, dhe vetëm pasi e konfirmon, përpunojmë koordinatat që dërgon. Ai lokacion është një pikë e vetme, e dukshme vetëm për dy pjesëmarrësit e asaj bisede, ruhet sipas të njëjtave afate si mesazhet e bisedës, nuk u jepet palëve të treta për qëllime marketingu dhe nuk e gjurmojmë në sfond.

Hartat brenda aplikacionit vizatohen përmes OpenFreeMap (mbi të dhënat e OpenStreetMap). Për të gjetur qytetin ose adresën nga koordinatat përdorim shërbimin Photon (Komoot). Kur hap udhëzimet, hapet aplikacioni i hartave i pajisjes (p.sh. Google Maps ose Apple Maps). Këto shërbime i përpunojnë të dhënat sipas politikave të tyre.

4Për cilat qëllime i përpunojmë të dhënat?

Ne i përpunojmë të dhënat personale për këto qëllime:

  • për të mundësuar funksionimin teknik të uebfaqes;
  • për të garantuar sigurinë e faqes dhe për të parandaluar abuzimet;
  • për t'iu përgjigjur kërkesave të dërguara përmes formularëve;
  • për të komunikuar me ju;
  • për të analizuar përdorimin e uebfaqes;
  • për të përmirësuar përmbajtjen, dizajnin dhe funksionalitetin e faqes;
  • për të matur performancën e reklamave;
  • për të shfaqur ose optimizuar reklama, vetëm kur aplikohet;
  • për të rradhitur dhe personalizuar produktet sipas qytetit tënd dhe aktivitetit tënd në platformë (p.sh. sendet që ke ruajtur ose marrë me qira më parë), dhe për të mundësuar ndarjen e lokacionit në bisedë kur ti e zgjedh;
  • për të përmbushur detyrimet ligjore;
  • për të mbrojtur të drejtat dhe interesat tona ligjore.

5Baza ligjore e përpunimit

Ne përpunojmë të dhënat personale vetëm kur ekziston bazë ligjore. Bazat kryesore janë:

5.1Pëlqimi

Përdoret kur vizitori pranon cookies analitike, cookies marketingu, Facebook Pixel, Google Analytics ose teknologji të tjera jo-thelbësore.

Pëlqimi mund të tërhiqet në çdo kohë.

5.2Interesi legjitim

Përdoret për sigurinë e faqes, parandalimin e abuzimeve, diagnostikimin teknik dhe përmirësimin bazë të shërbimit, kur të drejtat dhe interesat e vizitorëve nuk tejkalojnë interesin tonë legjitim.

5.3Përmbushja e një kërkese ose marrëdhënieje kontraktuale

Përdoret kur na kontaktoni, kërkoni informacion, hapni llogari, bëni rezervim ose përdorni shërbimet e platformës.

5.4Detyrimi ligjor

Përdoret kur kemi detyrim të ruajmë ose ndajmë të dhëna sipas ligjit, kërkesave të autoriteteve kompetente, kontabilitetit, sigurisë ose procedurave ligjore.

6Cookies dhe teknologjitë e gjurmimit

Uebfaqja jonë përdor cookies dhe teknologji të ngjashme për funksionimin e faqes, analizën e përdorimit dhe, nëse jepni pëlqim, për marketing ose reklamim.

Cookies janë skedarë të vegjël që ruhen në pajisjen tuaj kur vizitoni një faqe interneti. Disa cookies janë të domosdoshme për funksionimin e faqes, ndërsa disa të tjera përdoren vetëm me pëlqimin tuaj.

Për më shumë informacione, ju lutemi lexoni Politikën tonë të Cookies.

7Kategoritë e cookies që mund të përdorim

7.1Cookies të domosdoshme

Këto cookies janë të nevojshme për funksionimin bazë të uebfaqes, sigurinë, ruajtjen e preferencave të privatësisë dhe funksione teknike.

Këto cookies nuk mund të çaktivizohen plotësisht përmes banner-it, sepse pa to faqja mund të mos funksionojë siç duhet.

7.2Cookies analitike

Këto cookies na ndihmojnë të kuptojmë si përdoret uebfaqja, cilat faqe vizitohen dhe si mund ta përmirësojmë shërbimin.

Shembull:Google Analytics.

Këto cookies përdoren vetëm me pëlqimin tuaj, kur kërkohet.

7.3Cookies marketingu

Këto cookies përdoren për matjen e reklamave, krijimin e audiencave, ri-targetimin dhe përmirësimin e kampanjave reklamuese.

Shembull:Facebook Pixel / Meta Pixel.

Këto cookies përdoren vetëm me pëlqimin tuaj.

8Palët e treta që mund të marrin të dhëna

Varësisht nga funksionet që përdoren në uebfaqe, të dhënat mund të përpunohen nga palë të treta si:

  • Google, për Google Analytics ose shërbime të tjera analitike;
  • Meta / Facebook, për Facebook Pixel, reklama ose përmbajtje të integruar;
  • YouTube / Google, për video të integruara;
  • ofrues të hosting-ut dhe infrastrukturës;
  • ofrues të emailit ose formularëve të kontaktit;
  • ofrues të sigurisë dhe monitorimit teknik;
  • OpenFreeMap, për shfaqjen e hartave (mbi të dhënat e OpenStreetMap);
  • Photon / Komoot, për gjetjen e qytetit ose adresës nga koordinatat;
  • këshilltarë ligjorë, kontabilistë ose autoritete kompetente, kur kërkohet nga ligji.

Këto palë mund të përpunojnë të dhëna sipas politikave të tyre të privatësisë dhe kushteve të tyre të përdorimit.

9Transferimi i të dhënave jashtë Kosovës

Disa ofrues teknologjikë, si Google, Meta, YouTube ose ofrues të hosting-ut, mund të përpunojnë të dhëna jashtë Kosovës.

Kur përdorim këta ofrues, synojmë të sigurohemi që përpunimi të bëhet me masa të përshtatshme mbrojtëse dhe në përputhje me parimet e mbrojtjes së të dhënave personale.

10Sa gjatë i ruajmë të dhënat?

Të dhënat personale ruhen vetëm për aq kohë sa është e nevojshme për qëllimin për të cilin janë mbledhur, dhe jo më gjatë. Pas kalimit të afateve më poshtë, të dhënat fshihen ose anonimizohen, përveç kur ligji kërkon ndryshe.

Si afate maksimale orientuese të ruajtjes:

  • të dhënat e llogarisë dhe të profilit ruhen sa kohë llogaria është aktive dhe deri në 12 muaj pas mbylljes së saj;
  • të dhënat nga formularët dhe komunikimi me mbështetjen ruhen deri në 24 muaj pas kontaktit të fundit, përveç nëse lidhen me një kontest ose detyrim ligjor;
  • të dhënat teknike dhe log-et ruhen deri në 12 muaj për siguri dhe mirëmbajtje;
  • të dhënat e transaksioneve dhe ato të kërkuara për qëllime kontabël ose tatimore ruhen për afatin e kërkuar nga ligji, në përgjithësi deri në 6 vjet;
  • bisedat (chat) e një rezervimi fshihen automatikisht 1 muaj pas përfundimit të rezervimit, kur kjo është e sigurt;
  • cookies ruhen sipas afateve të specifikuara në Politikën e Cookies;
  • të dhënat e lidhura me konteste, mosmarrëveshje ose procedura ligjore ruhen deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes dhe skadimin e afateve përkatëse ligjore.

Kur asnjë afat ligjor nuk zbatohet, të dhënat nuk ruhen më gjatë se sa është e nevojshme për qëllimin përkatës dhe fshihen brenda një afati të arsyeshëm.

11Siguria e të dhënave

Ne ndërmarrim masa teknike dhe organizative për të mbrojtur të dhënat personale nga qasja e paautorizuar, humbja, keqpërdorimi, ndryshimi ose zbulimi i paautorizuar.

Megjithatë, asnjë sistem online nuk mund të garantojë siguri absolute. Për këtë arsye, ju rekomandojmë të jeni të kujdesshëm kur ndani të dhëna përmes internetit.

12Të drejtat tuaja

Sipas ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale, ju mund të keni këto të drejta:

  • e drejta për t'u informuar për përpunimin e të dhënave;
  • e drejta për qasje në të dhënat tuaja;
  • e drejta për korrigjim të të dhënave të pasakta;
  • e drejta për fshirje të të dhënave në raste të caktuara;
  • e drejta për kufizim të përpunimit;
  • e drejta për kundërshtim ndaj përpunimit;
  • e drejta për të tërhequr pëlqimin;
  • e drejta për bartje të të dhënave, kur aplikohet;
  • e drejta për ankesë pranë autoritetit kompetent për mbrojtjen e të dhënave personale në Kosovë.

13Si mund të kërkoni qasje, korrigjim ose fshirje?

Për të ushtruar të drejtat tuaja, mund të na kontaktoni në: info@perdore.app.

Në kërkesën tuaj, ju lutemi tregoni qartë se çfarë kërkoni, për shembull:

  • qasje në të dhënat personale;
  • korrigjim të të dhënave;
  • fshirje të të dhënave;
  • tërheqje të pëlqimit për cookies ose marketing;
  • kundërshtim ndaj përpunimit.

Për arsye sigurie, mund të kërkojmë verifikim të identitetit para se të përpunojmë kërkesën tuaj.

14Ndryshimet në këtë Politikë

Kjo Politikë e Privatësisë mund të përditësohet herë pas here për të reflektuar ndryshime në ligj, teknologji, shërbime ose mënyrën si përpunojmë të dhënat.

Versioni më i fundit do të publikohet gjithmonë në këtë faqe.

15Kontakti për privatësi

Për çdo pyetje ose kërkesë lidhur me privatësinë, na kontaktoni në:

Perdore L.L.C.

Adresa
Rr. Ymer Paqarizi, Prishtinë
NUI
812429795
Uebfaqja
perdore.app
Shteti
Republika e Kosovës
Na shkruaj